Arsyeja e çuditshme që largoi Jonida Shehun nga Top Channel

By

Jonida Shehu është larguar nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Lajmi u njoftua nga vetë moderatorja dhe më pas u konfirmua edhe nga vetë televizionit Top Channel.

Por arsyeja kryesore e kësaj përplasje lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta.

Burime të Lapsi.al thonë se incidenti ndodhi për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin ‘Hera’ të Rezarta Shkurtës. Sipas drejtuesve të Top Channel kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilën Rezarta Shkurta duhej të paguante.

Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1500 Euro Jonida Shehun.  Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.

Lapsi.al sjell më poshtë videon e misionit, ku ka qenë transmetuar edhe kronika e biznesit të Rezarta Shkurtës, ngjarje që solli përplasjen mes Jonida Shehut dhe Top Channel.

Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionit.

“Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”, thuhet në njoftimin e televizionit.

“U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”, është shprehur gazetarja.

Ndërkohë zëvendësuesja e Jonida Shehut në emisionit e pasdites do të jetë spikerja e lajmeve, Juli Krisafi.

Artikuj të ngjashëm