Arsim Abduli në lidhje të re dashurie – Kush është vajza që i rrëmbeu zemrën?

By

Ish-konkurrenti Arsim Abduli pati një rrugëtim të shkurtër në “Për’puthen”, por shumë intensive.

Pas daljes nga emisioni, ai nisi një lidhje dashurie me Ana Lleshin por ky raport doli të ishte shumë jetëshkurtër.

Përkundër, thumbave shumë publikë në rrjete sociale, Arsimi ka vazhduar rrugën e tij dhe tani ka zbuluar se në të vërtetë është në lidhje dashurie.

Këtë e zbuloi në “Shqipëria Live”, duke thënë se vajza nuk është fytyrë publike. Me origjinë është nga Kosova dhe Maqedonia dhe është vetëm 21 vjeçare. Ai tha se e dashura e tij jeton në Gjeneve dhe se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Arsimi është baba i një djali nga martesa e tij e parë, dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse ai u largua nga emisioni i dashurisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm