Një derbi që s’duhej humbur në Premier Ligën angleze: Arsenal kundër Manchester United.
Thuajse çdo tifoz i zjarrtë do vriste për një biletë në këtë ndeshje të së dielës, e cila bënte bashkë dy ekipe elitare të futbollit anglez.
Dhe shqiptarët kanë edhe një arsye më shumë për ta ndjekur një ndeshje si kjo dhe është pikërisht Granit Xhaka, kosovari që luan si sulmues në Arsenal.
E ai ishte kujdesur që dikujt t’i dërgonte ftesë personalisht për ta ndjekur këtë ndeshje.
Bëhet fjalë për reperin Cozman apo Ylber Abdullahun, që ishte ftuar nga Xhaka për të qenë mysafir i tiji në tribinat e stadiumit Emirates. /Prive.al