Ish konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pas një kallëzimi që është bërë kundër tij.
Veleshnja është akuzuar nga një person se i ka marrë makinën dhe e ka shitur.
Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e aktrorit gjatë mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga personi i mashtruar, se Rezart Veleshnja i kishte marrë makinën dhe e kishte shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, thotë Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.