Modetarja e Prive, Liberta Spahiu ka vendosur të ‘ikë’ pak nga dinamika e punës duke u relaksuar për ca ditë në plazh.
Destinacioni që ajo zgjodhi është natyra piktoreske dhe uji i kristaltë i jugut të Shqipërisë.
Kohë e nxehtë, det i bukur e shoqëri e mirë – Liberta padyshim po i shijon pushimet këtë verë.
E shoqëruar nga disenjatori Valdrin Sahiti dhe gazetari Alaudin Hamiti, mjafton të hymë në llogaritë e tyre në Instagram, për të kuptuar se ata po e shijojnë në maksimum bukuritë e Jales.
Përvec kësaj, Liberta u rikthye me një video në TikTok, meqenëse kishte munguar paksa.
@liberta.spahiuMissed ##TikTok Im back 🤗💞 ##vacay ##tiktokkosova ##luvuall ##kosova ##letsdoit
Por, të rriturit nuk kanë udhëtuar vetëm. Bashkë me ta janë vajza e Valdrinit, Bella e vogël bukuroshe dhe tre fëmijët e Alaudinit, Eva, Noar dhe Mael.
E ky i fundit i punoi një rreng moderatores, e Valdrini u kujdes ta kapte të gjithën në një video.
@valdrinsahitiii@liberta.spahiu 😂😂😂 ##tiktokkosova ##summer2020