Këngëtari i famshëm kosovar, Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij Ariana, ndodhen për vizitë në Turin të Italisë.
Dyshja në këtë vend të bukur të Europës, po e shijon vjeshtën ndërsa nuk janë të pakta imazhet e publikuara nga udhëtimi.
Ariana ka publikuar një fotografi nga atje, ku është veshur me një kostum me katrorë bardh e zi, të kombinuar me një çantë të kuqe dhe atlete të markës së njohur Gucci.
Por përtej perfeksionit në këtë imazh, nëna e tre fëmijëve ka pësuar një aksident me veshjen.
Getet e saja prej najloni janë shqyer mu te pjesa e gjurit, dhe duket qartë se fija ka filluar të ikë në të dyja anët, teposhtë dhe sipër. /Prive.al