Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana ka tash e një kohë që është shndërruar në një ikonë të modës në rrjete sociale.
Kombinimet e saj në veshje, jeta që bën ndiqen nga shumë femra të tjera të cilat mbase e kanë bukuroshen edhe model.
E kjo e fundit në vazhdën e risive para përfundimit të vitit ka menduar edhe për një set fotografik.
Ariana tashmë ka nisur të shpalosë imazhet e para nga shkrepjet e dorës së Norik Ukës.
Me përplot stil dhe shumë në formë, Ariana ka mahnitur ndjekësit e shumtë me fotot nga ambienti i shtëpisë.
Imazhi i parë duket të jetë vetëm nisje e një vargu të fotografive që priten të shpalosen një nga një nga bukuroshja. /Prive.al/