Ariana Grande u detyrua të anulojë shfaqjet e saj në Florida këtë javë pasi doktori e këshilloi kështu. Këngëtarja lajmëroi në Instagram se nuk do të mund të perfomojë në dy shfaqjet e saj të ardhshme.
Këngëtarja edhe pse është në kulmin e karrierës duke publikuar dy albume, rruga e saj nuk ishte fare e lehtë. Nga tragjedia e Manqesterit ku gjuajtën bomba ku ajo performonte dhe vdekja tragjike e ish të dashurit të saj, Ariana ka vuajtur nga stresi post traumatik dhe sëmundje tjera mendore.
Shtuar kësaj, ajo shpjegoi se ishte sëmurur shkak i një reaksioni alergjik pasi kishte ngrënë disa domate. Për shkak të sëmundjes, Ariana u detyrua të anulonte shfaqjet e saj në Tampa dhe Orlando. Ajo postoi në Instagram duke e shpjeguar gjendjen e saj:
“U zgjova sot tmerrësisht e sëmurë, ika te doktori i cili më tha që duhej të anuloja shfaqjet e mia. Jam më se e mërzitur. Ju lutem të më falni. Ju dua dhe do të bëj më mirë dhe do rikthehem më mirë se kurrë. Ju dua.”