Dy ditët që lamë pas, ajo ishte kryetitull i mediave ndërkombëtare pasi prishi fejesën me Pete Davidson!
Këngëtarja Ariana Grande dhe komediani Davison, i dhanë fund fejesës së tyre dhe i ndanë rrugët.
Ndërsa derisa Grande s’ka thënë asnjë fjalë rreth kësaj punë, ka publikuar për herë të parë në rrjetet sociale që nga ndarja.
Ajo ka treguar se do të performojë në një event që ka të bëjë me Halloween, dhe ajo e ka dëshmuar se po i vazhdon aktivitetet e saja artistike, pavarësisht ndarjes nga i fejuari.
Por më pas, postimi i saj është fshirë nga llogaria zyrtare që ka në Instagram! /Prive.al