Arditi e thotë hapur LIVE në emision, produksioni favorizon Donaldin?

By

Në një prej intervistave të para pas daljes, sot në “Big  Brother Fanclub”, Arditi ka bërë akuzë të drejtpërdrejtë.

Duke e thënë atë që nën zë e lënë të nënkuptohet tërthorazi edhe Monika dhe Iliri në shtëpi, sipas Arditit, ka qasje favorizuese të produksionit ndaj Donaldit.

“Do doja të ndalesha sepse është shumë e rëndësishme, i kam edhe me screenshot. Komentet ndaj Donaldit fshihen  në faqen e Big Brother” – u shpreh ai.

Sigurisht, Dojna u tregua e shpejtë për t’i mbyllur shtegun akuzave ndaj produksionit duke thënë se fshihen nëse cënojnë integritetin e dikujt.

Por, kjo s’është hera e parë që dikush e thotë një gjë të tillë.

Një detaj i tillë është vënë në dukje edhe nga gazetarja Dasara Karaiskaj e cila fshirjen e komenteve pak ditë më parë e ka interpretuar si orientim të opinionit kundër Monikës dhe Ilirit nga ana e produksionit.

Në intervistë, Arditi përmendi edhe faktin se Donaldi është favorizuar nga supriza e Borës teksa nënvizoi që përkundër sjelljeve, aktori Veshaj ndryshe nga ai, nuk mori zarf të zi nga produksioni. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm