Ardit Gjebrea do ta ketë këtë bukuroshe në krah gjatë sezonit të ri televiziv

By

Pak ditë më parë, Prive.al zbuloi se prezantuesja Bora Zemani, këtë sezon televiziv do jetë në Klan.

E nuk ka kaluar as një javë e plotë nga raportimi, që një gjë e tillë të konfirmohet nga Bora, dora vetë!

Përmes një postimi në studion e re të ‘E diela Shqiptare’, krah Ardit Gjebreas, bukuroshja që mbylli kapitullin me SuperSport/Digitalb ka zbuluar se të Dielave do jetë përmes ekranit të Klan në familjet shqiptare.

(lajmi vijon nën foto)

Kalimi në Klan vjen pas një vere negociatash me Top Channel të cilat rezultuan pa sukses. Bora u mendua të moderojë krah Manushit dhe Fjoralba Ponarit pikërisht të dielën por duket që në fund, adresë ka qenë konkurenca.

(lajmi vijon nën foto)

Në nisjen e vitit të 11 të programit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebra po rikthehet në origjinë, në sezonin e parë, duke zgjedhur të ketë prezantuese në krah (përpos Andresës në pjesë të caktuara). Rikthimi në origjinë përfshin edhe humorin me marrjen e Bes Kallakut, Erjonit dhe Kimikatit, njejtë siç veproi në 2008-tën me Julian Dedën dhe Gentian Zenelajn, poashtu figura që famën e madhe e morën tek Top Channel. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm