Moderatorja shumë e dashur në përfundim të Big Brother, Arbana Osmani zbuloi se është në pritje të ëmbël.
Ajo po pret fëmijën e dytë më parterin e saj Eduart Grishaj, ndërkaq ajo ka edhe një djalë nga martesa e kaluar.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi ku tregon edhe si zbuloi gjininë e foshnjës që po pret.
“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, shkruan moderatorja.
Ndërkaq në media aludohet se kësaj here moderatorja do të sjellë në jetë një vajzë. /Prive.al