Sot është njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, që ka drejtuar spektakle gjigante sic është ai “BIg Brother Albania” dhe “Dua të të bëj të lumtur”.
Por për Arbana Osmanin e Top Channel, gjërat s’kishin qenë të lehta në fillimet e saj, pavarëisisht se kishte pasion të madh për radion dhe televizionin.
“Kam ëndërruar gjithmonë radion, televizionin dhe sigurisht që është fat shumë i madh që m’u dha kjo mundësi.”-u shpreh Arbana, e cila është një ndër personazhet me karrierën më të gjatë në “Top Media”, shkruan Anabel.
“Shkon me qejf dhe pastaj kupton se askush nuk të pret ty dhe pret ashtu si fëmijë, të të hedhin ndonjë kockë”, ka deklaruar moderatorja e famshme. /Prive.al