Arban Abrashi e humbi Prishtinën, por fiton punën e moderatorit në Klan Kosova (VIDEO)

By

Ish Kandidati i Lidhjes Demokratike për Kryetar të Prishtinës e ka humbur kryeqytetin në garë me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo ai nuk u nda i dëshpëruar nga ky vit, ngase ka fituar një vend pune në Klan Kosova në rolin e moderatorit.

Dhe emisioni që i është dhënë, ka të bëjë pikërisht me Prishtinën që deshi ta udhëhiqte.

Abrashi këtë vit, në një edicion ekskluziv të emisionit “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, e ka zëvendësuar moderatoren Iliri Pireva, ndërsa të ftuar ka kundërkandidatët e tij nga subjekte të tjera politike: Lirak Çelajn e Partisë Demokratike dhe Arbër Vllahiun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edicionin festiv të Ju flet Prishtina, do të mund ta ndiqni me 2 janar të vitit 2018-të! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm