Anxhelina u punon një rreng ndjekësve të saj në Instagram

By

Anxhelina karrierën e saj e nisi si këngëtare dhe modele, pastaj arriti të marrë shumë vëmendje edhe me videot ku tregonte vallëzimet e saja tejet joshëse.

Tani që sa kohë e vendosur në SHBA po vazhdon ende në profilet e saja të punës edhe duke qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo me një postim që bëri në Instastory – për një moment bëri të gjithë ndjekësit e saj të besojnë se ajo ishte shtatzënë dhe se më në fund po jepte lajmin e bukur.

Mirëpo nuk ishte aspak kështu…

Në postim thuhej: “Pasi që të gjithë vazhdojnë të më pyesin…Së pari nuk po e mbaj të fshehur që do të kem një bebe, nuk do ta bëja kurrë. Thjesht se kam menduar se do t’i interesojë dikujt, shtuar asaj doja të konfirmoja së pari shëndetin e bebes para se ta bëja publike. Por, po jam shtatzënë dhe do lind me  20 qershor të vitit të ardhshëm. Nuk e prisja po do të zbulojmë edhe gjininë e bebes së shpejti. Dhe po e gjitha kjo është një gënjeshtër dhe vodha këtë postim nga një shoqe e cila më punoi rrengun e njëjtë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm