Komentet se këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka ndërhyrë në buzët e saj për t’u dukur më të plota, janë të shumta.
Është ky një trend mjaft i përhapur i mbushjes së buzëve me fillerë natyral për pamje më të plotë.
Por ja që tek Anxhelina nuk është aspak ky rasti!
Në një video që ndau në llogarinë e saj në Instagram, se bashku me motrën e saj ajo incizoi një tutorial se si bën grimin për vete, çfarë produkte dhe teknika të grimit preferon.
Tek buzët, ajo përdor një laps ngjyrë lëkure për të rrethuar buzët shumë hijshëm vetëm pak mbi linjat natyrale të buzës, pastaj përdor buzëkuq dhe shkëlqim.
Ajo thotë se nuk ka ndërhyre në buzët e saj dhe se gjithçka është grim, mirëpo pranon se ajo mendon që në të ardhmen të bëjë ‘micro-bladding’ për vetullat. /Prive.al