Kur u shfaq me një unazë fejese në gisht, Anxhela Peristeri – këngëtarja e famshme shqiptare – u bë lajm mediatik dhe emri i saj u lakua për FEJESË!
Këngëtarja që asnjëherë nuk hapet për jetën e saj private dhe s’i ka bërë publike lidhjet e dashurisë, u spikat nga mediat rozë me unazën e fejesës të vënë në gishtin e fejesës.
Ajo kishte pozuar e ulur në makinë, derisa linte qartë të vërehej unaza!
Dhe njëri ndër miqtë e saj më të mirë, gazetari dhe tekstshkruesi Olti Curri, i ftuar në emisionin e Pasdites te Rudina Magjistari në TV Klan, është pyetur nëse Anxhela është fejuar dhe ai ka lënë hapësirë të madhe interpretimi brenda deklaratës së tij.
Madje na bëri të dyshonim se lajmet për fejesë, janë të vërteta!
“Kur ishim në ditëlindjen e Anxhelës na tha të mos nxirrnim as edhe një fotografi”, ka thënë Olti . “Megjithatë më pëlqen shumë ajo unazë, i rri fort bukur. Do t’i them Anxhelës t’i nxjerrim ato fotografitë e ditëlindjes”, ka deklaruar Curri me nënqeshje në fytyrë, duke e dhënë mesazhin se e gjithë kjo gjëmë rreth saj s’është pa gjë! /Prive.al