Angela Martini sqaron statusin e saj. A është ajo në lidhje ?!

By

Angela Martini është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së shtypit rozë.

Siç ka ndodhur shpeshherë temë janë lidhjet e supozuara të dashurisë të cilat për të qenë më bombastike si lajm kryesisht implikojnë njerëz në moshë apo biznesmenë.

Raportime të tilla nuk rezistojnë as për disa orë dhe si rrjedhojë harrohen brenda periudhave të shkurtëra.

Sot u përfol në media një lidhje e mundshme e Angelas me manjatin amerikan Russell Simons, i njohur në industrinë e muzikës si themelues i label-it Def Jam.

Madje u tha se bukuroshja shqiptare është shumë e dhënë pas 68 vjeçarit, i cili në të vertetë me ditëlindjen e saktë është dhjetë vjet më i ri.

E kontaktuar nga Prive, Angela ka mohuar lajmin duke u shprehur:

Do doja të sqaroja që unë dhe Russell jemi vetëm MIQ, kemi qenë gjithmonë të tillë dhe unë e shikoj atë si vëlla të madh. Nëse do isha në lidhje nuk do kisha përse të fsheh, e veçanërisht nëse e dua atë person nuk do mund ta fshihja përgjithmonë.

Në planin profesional, modelja po vazhdon me intensitet të madh punën në fotosesione e sfilata të ndryshme përtej oqeanit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm