Super modelja Angela Martini ditën e sotme ka pasur një moment të veçantë krenarie për nënën e saj.
Si një ndërmarrëse e suksesshme, zonja është ftuar në Samitin e Parë të Diasporës që organizohet nga kryeministri Edi Rama.
Ftesa nga i pari i ekzekutivit shqiptar ka bërë që të Angela të ndihet krenare për personin që e solli në jetë.
Përshtypjen, bukuroshja nga Shkodra e ka shfaqur në Instagram përmes një fotografie të përbashkët të zonjës dhe kryeministrit shqiptar.
Ndryshe, mbrëmja gala nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit që përmbyll tre ditët e samitit, nis sonte me fillim nga ora 18:30, drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve. /Prive.al/