Ami dhe Ermali paskan thyer rregullin numër një në dasmë! A do u sjellë kjo fat të keq?

By

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim ndër më të pëlqyerit nga publiku. Ata kanë tashmë 9 vite që i kanë dhënë fund beqarisë në një dasmë e cila u komentua gjatë.

Në episodin e fundit të emisionit “Lufta e Nuseve”, moderatorja Amarda Toska është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar se në dasmën e saj ajo dhe Ermali kanë thyer një nga rregullat kryesore që asnjë nga çiftet nuk guxon.

Ami rrëfeu se ndonëse thuhet se fustanin e nusërisë dhëndri nuk duhet ta shikojë pasi sjell fat të keq, pikërisht fustanin e saj të nusërisë ajo e ka zgjedhur me bashkëshortin në një nga udhëtimet e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm