Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme këtë verë me Samantën dhe Gent Fatalin, Skerdi së shpejti vjen i vetëm.
Këngëtari nga Shqipëria ka realizuar një projekt të ri muzikor i cili quhet “Amelia” dhe për të cilin ai pati thënë se është kënga më e dhimbshme që ka bërë njëkohësisht më e bukura.
Vetëm pak minuta më parë, artisti publikoi një video me pak sekonda që tregonin pamjet e klipit.
“Vjen së shpejti, do gjeni veten kjo këngë”, ka shkruar ai poshtë postimit të shpërndarë në llogarinë e tij.