Dua Lipa ka zbuluar se ajo mund të fillojë punën për albumin e saj të tretë më herët sesa ishte parashikuar.
Këngëtarja sapo publikoi albumin e saj të dytë Future Nostalgia, por i treti mund të jetë rrugës më shpejt sesa menduam.
Ajo u bashkua me Will Manning në Big Top 40 të kësaj të Dielë dhe tha se mund të fillojë të punojë në albumin e saj të tretë për shkak të pandemisë koronavirus që prek planet e saj për pjesën tjetër të vitit.
“Për momentin nuk po mendoj vërtet për albumin e tretë,” i tha Dua Will-it, “Unë kisha për qëllim të shkoj në turne në fund të prillit i cili u shty, kështu që me siguri do të filloj të mendoj për albumin tim të tretë tani. ”
“Vetëm sepse me siguri do të kem pak kohë më shumë për të shkuar në studio tani,” rrëfeu Dua.
We could be getting @DUALIPA's third album sooner than expected… 👀 pic.twitter.com/oplm2qoOgs
— The Official Big Top 40 (@BigTop40) April 12, 2020