Albumi i Mozzik po vjen dhe duket që do e ‘ndërrojë lojën’

By

Kohë e gjatë pune intenzive duket se më në fund po kurorëzohet me sukses.

Shumë shpejt, vjen albumi më i ri nga Mozzik.

Pas disa javëve me postime me mesazhe të koduara saktësisht për këtë projekt të ri në karrierën e tij, reperi i ka ndarë detajet.

Ai ka zbuluar cover-in e albumit ‘Mërgimstar’, një portretizim i jetës së tij emigrant i vogël deri sot kur është një prej super yjeve më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

‘Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë . Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album. Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra.’, është shprehur Mozzik mes tjerash.

Në album priten edhe bashkëpunime shumë interesante dhe ne do jemi këtu për të gjitha detajet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm