Ishte ai që e plagosi më shumë se një vit më parë, mu në qendër të Prishtinës.
Për përleshjen në mes dy grupeve, Baba Stars dhe OTR në shtator të vitit të kaluar pranë Swiss Diamond Prishtinë, Albert Krasniqi edhe u burgos.
Megjithatë, bota rrotullohet dhe asnjëherë nuk i dihet se si do përfundojnë gjërat.
Me njeriun që i dha një plumb në këmbë, Noizy ka darkuar e madje edhe Alberti dhe reperi shihen të buzëqeshur.
Në një imazh që Jeton Lasku – pronar i një diskoteke, ka publikuar në Instagram, të jepet përshtypje se armiqësia në mes Noizyt e Albertit është venitur dhe tani janë miq!
Alberti që ishte menaxher në labelin Baba Stars, pati një problem me Getoar Selimin dhe kjo u bë publike. Megjithatë, anëtarët e grupit vazhduan të publikonin fotografi me mbishkrimet “FAMILY”, duke lënë të nënkuptohej se ata ishin të pandashëm.
Por kriza paska qenë shumë më e thellë se që u mendua. Aq më e thellë, sa u bë që Krasniqi të kalojë në anën armiqësore te grupit.
E kjo, nuk është hera e parë që njëri nga anëtarët e Baba Stars, krijon miqësi me Noizyn. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ledri. Ndonëse u përleshën në aeroportin e Zvicrës, Ledri u largua nga Baba Stars, e tani janë miq për kokë me Noizyn, e madje edhe realizuan këngë bashkë. /Prive.al