Albërie Hadërgjonaj befason, ajo po sjellë këngë patriotike

By

Në tërë karrierën e saj, i ka kënduar dashurisë dhe dhimbjes për humbjen e saj.

Por Albërie Hadërgjonaj, që jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj here ka vendosur që në repertorin e saj të fusë një këngë të re që do jetë me motive patriotike.

Këngëtarja ka paralajmëruar në profilin e saj në Instagram këngën e re, e cila do t’i kushtohet atdheut.

“Me zemer gjithemon do ti kendoj kombit e trimave.Loteve te nanave,femive jetim e mallit te mergimtarit!!! Po punoj per nji kenge qe shpresoj te jetoj gjat e brez pas brezi ta degjojn e mos ti harrojn rrenjet,vuajtjet dhe gjakun e deshmoreve!!! LAVDI”, ka shkruar Hadërgjonaj, në profilin e saj në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi ku shfaqet e veshur në një fustan me motive kombëtare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm