Kanë mbetur katër ditë deri tek martesa e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi me të fejuarën Egzona Brahimaj.
Megjithëse mund të mendoni që çifti po bëjnë përgatitjet e fundit në lidhje me organizimin, veshjet apo detaje tjera të kësaj natyre, ata kanë befasuar me veprimin e fundit.
Sonte, këngëtari ka vendosur të realizojë setin fotografik me fotografin Norik Uka, plot katër ditë para kurorëzimit të dashurisë.
Disa prej prapaskenave, Albatriti i ka ndarë me fansat në rrjetin social Snapchat ku vërehet se është përzgjedhur terasa e një prej ndërtesave të larta në qendër të kryeqytetit. /Prive.al/