“Albanian” u ndalua në Mal të Zi, Genc Prelvukaj ka një mesazh për shqiptarët atje!

By

Njëra ndër këngët e tija më të famshme në bashkëpunim me Lyrical Son, Milot Hasangjekaj dhe DJ Blunt, hasi në rezistencën e shtetit malazez.

Dy televizione shqiptare në Mal të Zi, u dënuan për shkak se kishin emetuar në televizionet e tyre këngën e njohur “Albanian”, dhe nga organet e atjeshme u pa si tendencë për të rritur nacionalizmin dhe si pretendim territorial karshi Malit të Zi.

Kjo ka nxitur reagimet e reperëve ndërsa Genci ka një mesazh për bashkëvendësit e tij atje.

Prelvukaj që me prejardhje është nga Mali i Zi, ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në këtë vend, që t’ia dërgojnë atij nga një video ku në sfond dëgjohet kjo këngë.

Ai deri më tani ka marrë disa sosh, të dërguara nga Rozhaja, Plava e Gucia. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm