Duke qenë kantautori më i kërkuar e më i dëgjuar në vend, fansat e tij mezi presin këngët e reja na ai.
Alban Skenderaj tani po paralajmëron se do të sjellë diçka të re dhe kësaj radhe në Prishtinë.
Përmes profilit të tij në Instagram, ai e ka bërë me dije se shumë shpejt në kryeqytetin e kosovarëve, ai do të sjellë para publikut koncertin “Tingujt e Ditarit Tim”.
Ai ka marrë komente të shumta nga fansat e tij të cilët vazhdimisht kanë shkruar duke shprehur gëzimin për lajmin që artisti ka dhënë për ta. /Prive.al