Alban Ramosaj mori një ditë pushim për t’u rikthyer me një mesazh të fuqishëm

By

Në garën e ngushtë mes Ronela Hajatit dhe Alban Ramosajt për çmimin e madh, ky i fundit nuk doli fitues në sensin e përfaqësimit të Shqipërisë në spektaklin më të madh evropian “Eurovision”.

Por pas një ditë të gjatë pushimi, artisti u rikthye me një mesazh të fuqishëm për përkrahësit e tij – madje edhe për ata që nuk e përkrahën.

“Per dashamiresit e mi,

Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit.

Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…

Per kte, perulem para jush!! MIRENJOHJE!

Ndersa per jo-dashamiresit e mi  #LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

Pertej shakase dhe referencave te #Theje Kam perveshur menget, behuni gati – 2022!”

Nuk munguan mesazhe as për dy gratë më të rëndësishëm në jetën e tij, nënën dhe motrën.

Për nënën e tij ai shkroi, “O Ma, FITOVA!! Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt! Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht. Te kam “borxh” frymen.

Ndërkaq, për Beatriksën e cila momentalisht po garon për çmimin e madh në shtëpinë e famshme “Big Brother VIP”, artisti shkroi këto fjalë: “kur te lexosh, dua ta dish qe bera me te miren time, madje ia kalova Albanit te meparshem! Shpresoj te jesh krenare per progresin dhe performancat e vellait tend. Ju Dua, pergjithmone. ❤️”.

Më poshtë postimi i tij i plotë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm