Alban Ramosaj ka fituar edicionin e 21-të të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Në një maratonë të votimit me pikë nga kolegët, vlerësimit të jurisë dhe atij të publikut, Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ la prapa artistët tjerë.
Situata e renditjes ishte e ngjashme nga pikët e jurisë dhe të kolegëve teksa i njëjti trend u rikonfirmua edhe me votimet me sms nga publiku.
Në vendin e dytë u renditën Flori dhe Klajdi me këngën “E para” teksa në të tretin, artistja gjeorgjiane Nutsa. /Prive.al