Alaudin Hamiti jep një sqarim në lidhje me nisjen e Big Brother VIP KOSOVA

By

Projekti televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdon jehonën e tij duke i zbuluar në mënyrë interesante kandidatët e shtëpisë më të famshme në trojet shqipfolëse duke lënë publikun të hamendësojë.

Mirëpo pritja për nisjen e këtij edicioni për herë të parë në Kosovë po bëhet e padurueshme për adhuruesit e formatit. Në lidhje me këtë reagoi edhe vetë prezantuesi i këtij formati, Alaudin Hamiti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai thekson se BBVK asnjëherë nuk ka dhënë datë të saktë për nisjen e formatit dhe se na duhet të presim edhe pak. Ai gjithashtu thekson se BBVK ka audiencën e saj dhe interesimi do të jetë gjithnjë i madh.

“BBVK do te filloj se shpejti… nuk ka dert kur fillojnë tjeret, secili e ka audiencen e vet. Zyrtarisht nga BBVK kurre nuk eshte jap data se kur fillon.

Po te shikoni materialet promovuese thuhet ne vjeshte. E qe ju keni pas qef me nis ne shtator apo tetor eshte dicka tjeter. Edhe ne videon ku aludojme me Joniden per tetor eshte pikepytje.

E di, e di secili prej nesh po e pret, edhe une mezi po pres me nis kete aventure fantastike. Por duhet vec

pak durim, duam qe gjithcka te shkoj mire. Po ju them ne bese se shtepija ka dal per mrekulli, skenografia gjithashtu, andaj vetem energji pozitive dua nga ju.

Love, Dini”, shkruan ai në postimin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm