Mbrëmja e kaluar shënoi edhe natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH i cili po vazhdon të mbetet ndër festivalet më të ndjekura në vendin tonë.
Mes shumë akuzave për prezantimin e disa lëshime tjera spekakli u mbyll teksa si fituese nxorri këngëtaren Linda Halimi e cila tashmë pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Por përpos anës muzikore mbrëmja në fjalë në vete pati edhe disa ‘skandale’ nëse mund ti quajmë ashtu mes tyre ishin akuzat e shumta pas përfundimit të spekaklit për veshjen e këngëtares Xhesika Polo.
Ajo u akuzua shumë nga mediat për lakuriqsi të tepruar, parime të cilat si fillim binin ndesh me formatin e festivalit i cili nuk shquhet për të tilla gjëra.
Sidoqoftë këto akuza Xhesika duket se i ka marrur pozitivisht duke e pranuar në një far forme gabimin e bërë e njëherit duke kërkuar falje publike përmes një postimi në profilin e saj në Instagram të cilin mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme./Prive.al/