Aktorja shqiptare ndahet nga burri: Shkaku, tradhëtia e saj? (FOTO)

By

Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Rudina kishte tre vite e martuar me bashkëshortin e saj , me të cilin celebroi dashurinë në martesë në qershor të vitit 2016. Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Image result for rudina dembacaj alex

Burime shumë pranë çiftit kanë zbuluar për mediat shqiptare, konkretisht për Dosja.al se Rudina Dembacaj është ndarë më bashkëshortin dhe shkak për këtë është tradhtia nga ana e aktores me një tjetër mashkull të njohur.

Portali në fjalë shkruan mes tjerash se prej kohësh Rudina nuk e përmend bashkëshortin e saj në intervista. Megjithatë, rreth tre javë më parë ajo foli për bashkëshortin e saj në një intervistë teksa rrëfente një episod aspak të këndshëm të vajzës së saj në kopësht.

Vajza e saj, Viktoria, ishte goditur nga një bashkëmoshatar i saj dhe kjo e kishte nevrikosur aktoren e cila, siç zbuloi për Bieta Sulon, me të mbërritur në shtëpi kishte nisur të mësonte vajzën e saj se si të godiste.

‘Për fat, babai i Vikit, Aleksi është shumë i qetë dhe arriti të më qetësonte. Unë e kuptova që isha gabim sepse vajza ime e cila ka një pamje prej zane, nuk duhet të jetë e dhunshme. Në atë lloj tensioni mora në telefon një instruktor xhudoje. Uroj që edukatorja të mos më dali më përpara kurrë. Nuk jam aq qytetare sa ta lë më kaq, e pranoj’ – deklaroi Rudina.

Tashmë mbetet të presim për një konfirmim nga vetë aktorja për të kuptuar nëse lajmi është i pavërtetë, ndarja ka ndodhur në këto tre javët e fundit apo referimi si ‘babai i Vikit’ [emri i vajzës së saj] ka qenë as më pak e as më shumë se konfirmim i ndarjes. /Prive.al

Image result for rudina dembacaj alex

 

Artikuj të ngjashëm