Aktorja e njohur amerikane Kaley Cuoco ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin Tom Pelphrey.
“Prezantojmë Matilda Carmine Richie Pelphrey, drita e re të jetës sonë!” shkroi ylli në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.
“Jemi shumë të gëzuar dhe mirënjohës për këtë mrekulli të vogël. Faleminderit mjekëve, infermierëve, familjes dhe miqve që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht gjatë ditëve të fundit. Jemi të bekuar përtej besimit”.
View this post on Instagram
Cuoco gjithashtu ndau në postimin se Matilda ka lindur të enjten.
Aktorja, 37 vjeçe, fillimisht i befasoi ndjekësit e saj në Instagram me një njoftim për shtatzëninë në muajin tetor.