Kate Hudson njoftoi se është fejuar me të dashurin e saj prej 5 vitesh Danny Fujikawa.
Hudson dhe Fujikawa filluan takimet e tyre në dhjetor të vitit 2016 dhe ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre Rani Rose Hudson Fujikawa, në vitin 2018.
View this post on Instagram
Kjo do të jetë martesa e dytë e Hudson, pasi ajo ishte martuar më parë me rokerin Chris Robinson nga viti 2000 deri në vitin 2007. Ata kanë një djalë së bashku, 17-vjeçarin Ryder Robinson.
Hudson gjithashtu ndan djalin 10-vjeçar Bingham Hawn Bellamy me ish të fejuarin Matt Bellamy, nga i cili u nda në vitin 2014.
Kjo do të jetë martesa e parë e Fujikawa.
Dyshja kanë 7 vite diferencë në moshë, pasi muzikanti është 7 vite më i ri se Kate Hudson.