Pas skandalit të producentit hollivudian Harvey Weinstein që është akuzuar për ngacmime seksuale nga një numër i madh aktoresh, ka filluar fushata “Me Too” që në shqip do të thotë ‘Edhe unë”.
Kjo kampanjë është zëri kundër këtij fenomeni duke treguar publikisht kush është ngacmuar e abuzuar seksualisht.
Në kuadër të saj ka ardhur edhe reagimi i aktores së njohur America Ferrera e cila në postimin që ka bërë në twitter ka treguar se është ngacmuar seksualisht.
Ferrera ka thënë se për herë të parë është ngacmuar seksualisht në moshën 9 vjeçare nga një burrë por nuk i ka treguar askujt se ka pasur turp, por tani ajo bën thirrje që të thyhet kjo heshtje sepse kështu ndihmojnë gjeneratën e re. /Prive.al