Pas diagnozës së saj të sklerozës së shumëfishtë, Christina Applegate deklaroi se ka shtuar 18 kilogramë dhe “nuk mund të ecë pa bastun”.
Aktorja, 50 vjeçe, tha të hënën për sezonin e tretë dhe të fundit të “Dead to Me”, “Kjo është hera e parë që dikush do të më shohë ashtu siç jam”.
Applegate tha se ajo është “shumë e vetëdijshme” se si lëvizshmëria dhe pamja e saj kanë ndryshuar. “Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë,” pranoi ajo. “Jam e zemëruar.”
Fituesja e Emmy-t vazhdoi duke deklaruar se ende nuk është “plotësisht mirë” dhe se i është dashur të “përballojë humbjen e jetës së saj”. /Prive.al