Aktorja e njohur amerikane Lily Collins publikoi për herë të pare fotografitë e dasmës së saj të mrekullueshme me regjisorin Charlie McDowell.
Dyshja u martuan ditë më pare, me 4 shtator në Dutton Hot Springs, Colorado.
“Ajo që filloi si një përrallë, tani është realiteti im përgjithmonë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të përshkruaj siç duhet se si ishte bota e kësaj fundjave, por magjia është një vend mjaft i mirë për të filluar,” shkroi aktorja në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Ylli i “Emily in Paris” u takua me McDowell për më shumë se një vit para se të fejohej në shtator të vitit 2020. Ajo është vajza e ikonës britanike të muzikës Phil Collins ndërsa McDowell i cili është regjisor është djali i Malcolm McDowell dhe Mary Steenburgen.
Në fillim të këtij viti, Collins zbuloi se marrëdhënia e tyre u forcua gjatë pandemisë COVID-19.
“Karantina ka bërë dhe ka shkatërruar shumë njerëz, por koha së bashku thjesht ka forcuar atë që ne tashmë e dinim për njëri -tjetrin,” tha ajo për revistën L’Officiel.
Ajo shtoi: “Kur keni parë dikë në më të mirën dhe më të keqen e tij dhe jeni akoma aty me të, kjo është një gjë e bukur”.
Regjisori i “The One I Love” më herët ishte në lidhje me Emilia Clarke dhe Rooney Mara.
Ndërsa Collins ishte e njohur për lidhjet e saj me Nick Jonas, Taylor Lautner dhe Zac Efron. /Prive.al
View this post on Instagram