Aktorja shqiptare është paguar 9.5 milion dollarë për të mos folur për ngacmimin seksual?!

By

Ka dal sërish në pah historia e një prej drejtuesëve të rrjetit televiziv CBS i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 30 gra, e një ndër to duket të jetë edhe aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku.

Në një shkrim në vitin 2018 të NewYork Times flitej se CBS përmes avokatëve të saj ka arritur një marrëveshje sekrete me vlerë 9.5 milionë dollarë vetëm që Eliza Dushku të mos fliste për këtë histori.

Në fakt, Eliza nuk e ka komentuar asnjëherë gjithë këtë ngjarje në media. Kjo ngjarje mori sërish vëmendje pas një artikulli për serialin të CBS “Bull” i cili vazhdon të transmetomet në këtë kanal dhe Dushku ishte protagoniste në tre episoda./Prive.al

Artikuj të ngjashëm