Reperi Skivi sot ka pësuar një aksident komunikacioni në rrugët e kryeqytetit.
Nga imazhet që ai i ka ndarë në rrjetet sociale, shihet se vetura e tij është dëmtuar paksa mirëpo fatmirësisht nuk bëhet fjalë për diçka serioze.
Vetura me të cilën ai është aksidentuar është e një auto-shkolle.
Reperi ka ‘kritikuar’ policinë e cila edhe pas 50 minutash nga lajmërimi i aksidentit, nuk është dukur në vendin e ngjarjes.
Shpresojmë që vozitësi i ri të mos jetë traumatizuar nga kjo eksperiencë teksa ky aksident qoftë i fundit për dyja palët.
Me gjasë, ‘msyshi’ e ka kapur Skivin që të Shtunën lançoi projektin e ri me Sonin që u pëlqye nga publiku. /Prive.al/