Ka 70-të vjet, e pothuajse pesë dekada që qëndron në skenën muzikore shqiptare.
Sabri Fejzullahu, është ndër këngëtarët më të vjetër në Kosovë, që nuk ka hequr as edhe një herë dorë nga muzika, pavarësisht moshës së tij.
Vullneti e vitaliteti, pasioni për këngën e kanë mbajtur ende në skenë, për të mos u ndalur asnjëherë.
Të hënën ai ka publikuar këngën e re të shoqëruar me klip, të cilën e ka titulluar “Albanese”.
Në këtë këngë ritmike, ai duket fort i pashëm e i kuruar, dhe me një veshje tejet elegante si gjithmonë.
Këtë këngë ai ua kushton vajzave shqiptare, të cilave u thotë se janë më të mirat në botë. /Prive.al