Ai nuk ndalon së befasuari: Afërdita Dreshaj merr një dhuratë të bukur për 8 Mars (FOTO)

By

Ajo jeton në mes surprizash dhe udhëtimesh luksoze.

Afërdita Dreshaj edhe propozimin për martesë e mori të bukur e befasues, e me siguri se kjo do t’ia pasurojë jetën me kujtime shumë të bukura.

Modelja shqiptare edhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është befasuar këndshëm nga i fejuari i saj, Jakub Kindl, me të cilin së shpejti edhe do të lidhë kurorë.

Ai i ka sjellë asaj një buqetë me lule dhe i ka lënë një shënim shumë domethënës në një kartolinë.

“Urime ditën e gruas, gruas që së shpejti do të jetë zonja Kindl. Me dashuri, burri yt i ardhshëm”, ka shkruar ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm