Ndjekësit e modeles Afrona Dika janë shqetësuar sërish sot.
Disa ditë pasi Instagrami i saj u hakua, Afrona ka rënë sërish pre e sulmit kibernetik.
Në profilin e saj në Instagram janë fshirë të gjitha postimet. Për më tepër, si foto profili është postuar një foto e zezë.
Ajo momentalisht nuk ka qasje në Instagram-in e saj. Personat që e kanë hakuar kanë bërë një veprim të tillë me profilin e saj.
Shpresojmë që sa më shpejt të përfundojë ky problem i modeles dhe Afrona të rikthejë sërish llogarinë e saj. /Prive.al