Aktorja e famshme kosovare Teuta Krasniqi ishte e martuar me këngëtarin Blerim Muharremi, i cili tani është i fejuar me modelen Afrona Dika.
Meqë rrugët i ndanë dhe në jetë gjetën të tjera dashuri, ata kanë ruajtur raporte shumë të mira në mes vete, pasi nga martesa u lindi edhe një vajzë, Tara.
Përveç se me Bleron, Teuta ka raporte të mira edhe me Afronën e cila siç edhe është thënë plot herë në publik e do shumë Tarën.
Madje në një fotografi të vajzave, Kaias e Tarës që Teuta ka publikuar në Instagram, Afrona i ka lënë si koment asaj një zemër, të cilën Teuta ia ka kthyer po njëlloj.
Aktorja i ka uruar të bijat e saj në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave duke thënë se kush ka vajza, botën ka. /Prive.al