Gjatë ditës së sotme Afrona Dika bëri një ndryshim në pamjen e saj.
Ndonëse ajo vazhdon të mbajë ngjyrën biond të flokëve ajo ‘lozi’ pak me gjatësinë e tyre.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo pyet ndjekësit e saj nëse duhet t’i shkurtojë flokët dhe tani ajo postoi një fotografi me modelin e ri të flokëve.
Flokë biond pak më të shkurtër si duket ishte ndryshimi që i duhej Afronës.
Ajo së fundmi foli për Prive për përditshmërinë e saj gjatë pandemisë dhe si po përballon ditët larg bashkëshortit të saj Bleros. /Prive.al