Aferdita Dreshaj sapo na emocionoi me urimin për të birin në 1 vjetorin e lindjes së tij

By

Një vit më parë modelja Aferdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakup Kindl u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue Kindl.

Sot për Aferditen dhe bashkëshortin e saj, është një ditë e veçantë.

Djali i tyre shënon 1 vjetorin e lindjes, e në këtë ditë Aferdita ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar atë.

Përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Aferdita u shpreh:

“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue Kindl, bekimi ynë më i madh, nuk e kishim idenë se mund ta donim kaq shumë, ndonjëherë”.
Shumë urime për Sky Blue Kindl. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm