Ikona e bukurisë shqiptare, ish-Missi njëherësh modelja Adrola Dushi sot feston ditëlindjen.
E lindur në vitin 1993, ajo mbush plot 24 vite jetë në një moment i cili për të po kalohet e përmbushur emocionalisht qoftë në sferën e karrierës por edhe familjes.
Por, ditëlindja e Adrolës këtë vit nuk ishte si jemi mësuar të shohim ndër bukuroshe shqiptare.
Përtej luksit, dhuratave të shtrenjta e gjërave tjera me vlerë materiale, Dushi këtë moment e ka pritur e rrethuar me përplot dashuri, të falur nga djali i saj, Troi.
Këto përjetime ajo ka vendosur t’i ketë përgjithmonë në kujtesë falë një seti fotografik me të birin të cilin e ka shkrepur me rastin e ditëlindjes.
Se Adrola shkëlqen edhe në këtë pozë përpara aparatit, kjo nuk do koment. /Prive.al/