Adriana Matoshi: Shumë njerëz po ma duan vdekjen, por Zoti jo!

By

Aktorja, njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar mbi lajmet e rreme në mediat sociale, që njoftuan “vdekjen e saj”.

Matoshi tha se ka shumë njerëz që po ia urojnë vdekjen, por diçka e tillë nuk është në dorën e tyre.

“Ka shumë njerëz që ma dojnë dekën, po para Zotit s’po muni kurrqysh me dalë, qa me bo që Ai po don unë me jetu fuqishëm?”, ka shkruar aktorja pos tjerash.

Kujtojmë, se aktorja së fundmi ka pasur sërish probleme me shëndetin, derisa përmes rrjeteve sociale, pati njoftuar se i është nënshtruar një operacioni jo të lehtë.

Artikuj të ngjashëm